Tregimi i Eufrozina Nurës, profesoreshës së kimisë e cila ka dhënë mësim në shtëpinë shkollë të Herticëve nga viti 1992-1998
Gjimnazi "Sami Frashëri" Mehmet AliuTregimi i Nerimane Kamberit, profesoreshë e frëngjishtes, shkrimtare dhe poete
Fakulteti i Filologjisë Bajram BajramiTregimi i Muhamet Bicajt, ministër në ekzil gjatë viteve të ’90-ta
Enti Pedagogjik i Republikës së Kosovës dhe Pleqësia e Arsimit Shkolla fillore "Emin Duraku"Listen to parts of the story (Albanian only)
Kur e sheh Zijadinin, detajet në fytyrën e tij tregojnë vuajtjen, megjithatë ai mban një buzëqeshje të ngrohtë që të bën të kuptosh mirë se ka punuar me fëmije. Ai ka afrimitet dhe butësi me të githë përreth dhe vazhdimisht mundohet të nxit qeshje. Shihet qartë aftësia e tij për të lehtësuar energjinë, me gjithë ndjenjat që disa nga kujtimet mund t'i sjellin.
Ai vendos mbi tavolinë një grumbull të madh dokumentesh, ato që kishin mbetur ende pa perfunduar në arkivat shtetërore. Këto fakte janë gjithë çka mbetet për t'a kujtuar e shkruar të kaluarën. E si historian, Zijadini e di mirë se popujt që nuk e mësojnë historinë e tyre janë të dënuar ta përsërisin atë. Andaj qysh në fillimet e këtyre veprimeve ai u kushtoi shumë rëndësi ruajtjes dhe dokumentimit të të gjitha veprimeve të ndërmarra në këto kohë.
Për Zijadinin shkollimi i nxënësve është gjithçka. Ai ishte njëri nga themeluesti e Sindikatës së pavarur të organeve komunale të administratës së Prishtinës dhe i LASH “Naim Frashëri”, inspektor i arsimit në Komunën e Prishtinës dhe dha një kontribut të madh pavarësimit të shkollës shqipe në Kosovë. Gjithë jetën ia kushtoi kësaj veprimtarie, duke punuar në të gjithë ciklet e arsimit, nga ai i ulti deri tek më i larti, e tani, pas shumë vitesh, ai pershkruan sesi rihapja e shkollave bëri rigjallërimin e gjithë qytetit. Duket se i erdhi si një rreze e fortë drite në mes të gjithë asaj errësire. Lagjet e mbylluara u hapën për socializim kur filluan nxënësit të kalonin në ato pjesë. Njerëzve iu kthye shpresa se mund të ketë një të ardhme për fëmijët e tyre. Filluan të guxonin të jetojnë e të mos mendonin se cila ishte rruga e mundshme drejt ekzodit.
Nuk mendohej kohëzgjatja apo si do te ishte përfundimi, secili vazhdonte me detyrat e tij në rrethana të ndryshme. Ishte improvizim nga secili dhe perfshirje e secilit me shumë veprime të përditshme, që të bashkuara krijuan ndryshimin. Njerëzit lëshonin disa dhoma për t'u mbajtur mësimi, të tjerë përgatisnin ushqim për ta, mësuesit punonin shumë shpesh vullnetarisht. “…kur ia kemi filluar t’a orgnizojmë mësimin në shtëpi shkolla ne kemi menduar që kjo do të zgjasë vetëm një vit sepse mendonim që komunitetit ndërkombëtar do t’ë intervenonte më heret”, shprehet Zijadini. Por ky sistem arsimi vazhdoi për gati një dekadë.
Për organizimin e mësimit në ‘shtëpitë-shkolla’ mbaheshin mbjedhje gati çdo ditë në mes të drejtorisë së arsimit dhe drejtorëve të shkollave. Ato kryeshisht mbaheshin në shkollën “Emin Duraku” dhe aty merreshin vendimet kryesore të procesit mësimor. Pastaj drejtorët përcillnin vendimet tek arsimtarët dhe nxënësit e shkollave të tyre.
Shkolla i ktheu normalitetin në jetë, Zijadin tregon anekdota sesi nxënësit edhe nxeheshin dhe fillonin grindje të ndryshme. Arsimtarët ishin të detyruar t’i përjashtonin nga ora, por ata megjithatë priteshin me fjalë ledhatuese e ushqim të ngrohtë nga zonjat e shtëpive. Vetë pronarët e shtëpive ishin shpesh edhe prindër të nxënësve që po ndiqnin mësimin në këto rrethana, e mundoheshin t’ua lehtësonin sadopak vuajtjen atyre.
Megjiithëse mësimi po vazhdonte, rreziku nuk kishte ikur. Fshehtësia duhej të ruhej me çdo kusht, sepse policia nuk kursente dhunën ndaj civilëve, qofshin ata arsimtarët, nxënësit apo prindërit. Zijadini thekson se shumica dërrmuese e punëtorëve të arsimit në Kosovë gjatë viteve 90 kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës nga policia, por përmend edhe tortura e presione të ndryshme tek pronarët e shtëpive, prndërit dhe nxënësit.
“Shkolla nuk është objekti, shkollën e bëjnë njerëzit”, thënja që Zijadini përsërit disa herë duke u munduar t’a percjellë mësimin kryesor që morrën në atë kohë. Përpjekjet kundër rrezikut të përbashkët që i kanosej, i ndihmuan komunitetit që të lidheshin më shumë me njëri tjetrin e të shtonin solidaritetin.
Edhe shtëpia e Zijadinit për një vit ofroi hapësirë mësimi për disa klasë të gjimnazit “Xhevdet Doda”. Ai buzëgaz kujton përgatitjen e hapësirës dhe sigurimit të disa mjeteve të iimprovizuara. Kishte mbledhur tavolina të kuzhinës për të zëvëndësuar bankat, kishte lyer një dërrasë të madhe me bojë të zezë dhe e kishtë vendosur në mur që të zevendësonte tabelën, e kështu me rradhë. Ishte kujtuar edhe për detajet më të vogla të dekorit të klasëve në shkolla, duke përfshirë edhe portretin e Skëderbeut.
Megjithëse Zijadini e ktheu një pjesë të shtëpisë së tij për nxënës, ajo më shumë se shkollë u kthye në një arkivë. Pjesa më e madhe e dokumentacionit mbi shtëpitë shkolla që ekziston sot, ka mbijetuar falë Zijadinit, i cili edhe pas luftës botoi disa libra mbi këto ngjarje. Mënyra për të ruajtur dokumentet ishte t’i kthente ato në diçka shumë të zakonshme. Një shtrat ne bodrum. Po të dihej materiali që ajo shtëpi përmbante mund të kthehej në një shënjestër dhe të kishte përfunduar e djegur. Një pjesë e madhe e dokumentimit të zingjirit të veprimeve që mbajtën gjallë sistemin arsimor, mbijetoi në formën e një shtrati të mbuluar me kashtë, në një bodrum të një shtëpie të braktisur gjatë luftës.
Gjithçka mund të ekzistonte vetëm nën hijen e së përditshmes. Çdo burim i ndonjë ideje me zhurmë më të madhe duhet të shuhej, por përditëshmëria vazhdonte rrjedhën e veprimeve, së paku në shikim të parë. Ashtu si arsimi që mbijetoi vetëm si një rrjedhë e veprimeve të përditshme, ashtu edhe dokumentet e shumta u maskuan si objekte të zakonshme. Zhurma e tyre u dëgjua më vonë.
Zijadin Gashi ishte në kryesi të LASH "N.Frashëri", e cila e organizoi sistemin e arsimit shqip 1990-1999. Një pjesë e dokumentacinit të ruajtur i’a kishte sekuestruar policia serbe dhe një pjesë është djegur në Mars 1999 bashkë me shtëpinë ku vepronte LASH "N.Frashëri"
Shkrimtare e tregimit: Bulza Çapriqi